top of page

Rreth nesh

Dora d'Istria

“Dora D’Istria” është një shtëpi botuese e pavarur, e themeluar në vitin 2024. Ajo synon të jetë një urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj gjermanofone, duke botuar libra me vlerë – jo vetëm në shqip, por edhe në gjermanisht.  


Për të arritur suksesin e kësaj ideje, na nevojitet përkrahja e lexueseve dhe lexuesve. Vetëm në tri shtetet gjermanishtfolëse – Zvicër, Gjermani dhe Austri – jetojnë rreth 1 milion shqiptarë dhe shqiptare, krahas mbi 5 milionë të tjerëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe vise të tjera.

 

Programi ynë është ambicioz dhe përfshin libra kryesisht nga fusha e letërsisë dhe historisë, duke trajtuar çështje të rëndësishme shoqërore dhe politike. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjithashtu historisë së diasporës shqiptare.

Lexim të këndshëm!

Logo 1-01_edited_edited.jpg
bottom of page