top of page

Në kryeveprën e tij tashmë klasike “Kosova - një histori e shkurtër” Noel Malcolm nga Universiteti i Oxfordit pëshkruan në mënyrë precize dhe brilante historinë e Kosovës nga kohërat antike deri në ditët moderne. Historiani i famshëm britanik ndriçon jo vetëm ngjarjet historike, por edhe mitet e kultivuara me shekuj. Ky është një libër kundër mjegullës dezinformuese, injorancës dhe propagandës kryesisht serbe në raport me Kosovën.

 

Dr. Noel Malcolm është një historian që i qëndron besnik idealeve të shkencës, por njëkohësisht ai është një intelektual i angazhuar, i cili nuk ngurron të përmend fajtorët e tragjedive të mëdha të Ballkanit. Malcolm është një dijetar me interesime të gjera. Veçanërisht ai është marrë me jetën e veprën e filozofit Thomas Hobbes (1588-1679) dhe me atë rast ka trajtuar filozofinë politike, etikën, metafizikën, teologjinë dhe kritikën biblike. Në fokus të hulumtimeve të tij qëndrojnë edhe njohuritë e Perëndimit mbi botën osmane dhe islame si dhe përfshirja e Perëndimit në këtë botë.

 

Mbi këtë temë Macolm ka mbajtur ligjërata në Oxford dhe Cambridge.

Noel Malcolm - Kosova një histori e shkurtër

CHF30,00Price
Quantity
    bottom of page