Libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 - 1999” është një prezantim i hollësishëm i krimeve të luftës në Kosovë, një studim i gjerë i njërit prej kapitujve më të errët të historisë kosovare të shekullit të 20-të, një vepër kundër harresës, një thirrje për drejtësi dhe një kujtim i vitimave të pafajshme civile.
Në 819 faqe të këtij libri dokumentohen 105 masakra. Libri është i ilustruar me qindra fotografi të fotografëve me nam ndërkombëtar dhe të kolegëve të tyre kosovarë.
Politologu Shkëlzen Gashi i ka kushtuar 5 vjet këtij libri, duke udhëtuar cep më cep nëpër Kosovë, duke folur me dëshmitarë e të mbijetuar, duke konsultuar qindra burime e lexuar mijëra dokumente. Rezultat i kësaj pune që meriton respekt të madh është ky libër, i cili është vlerësuar tashmë edhe në mediat ndërkombëtare.
Sipas gazetarit të njohur zviceran Georg Häsler kjo vepër përmban brenda vetes një trajtim shkencor dhe të kthjellët të masakrave në Kosovë ndërmjet viteve 1998 dhe 1999 dhe vjen në kohën e duhur. “Një monument kundër harresës, një përmendore kundër shtrembërimit të fakteve”, tha Häsler me rastin e promomovimit të librit në Zürich, më 17 nëntor.
top of page
CHF 50.00Preis
bottom of page