top of page

Në këtë libër Arbën Xhaferi (1948-2012), politikan, filozof e publicist shqiptar, rrëfen si asnjëherë më parë jetën e tij - nga Tetova në Prishtinë dhe nga kryeqyteti i Kosovës në kryeqendrën e shqiptarëve të Maqedonisë. Një jetë e kaluar me kureshtje të madhe intelektuale. Në këtë bashkëbisedim me Enver Robellin, Xhaferi shtjellon në mënyrën më briliante mendimet e tij për politikën, kulturën dhe filozofinë, ndëretniken dhe shqiptarizmen.

 

Ai flet për Tetovën e viteve të rinisë, për Prishtinën e trazuar nga politika dhe për Tiranën e dikurshme. Këtu lexuesi e takon Arbën Xhaferin si mësues në një fshat të Tetovës, si fëmijë të një rrobaqepësi në Tetovë, si kritik filmi, si mendimtar të politikës dhe dijetar të historisë, si analist të fenomeneve sociale.


Lidhur me këtë vepër Arbën Xhaferi, pak kohë para se të ndërronte jetë, ka shkruar: “Libri ‘Në Tetovë në kërkim të kuptimit’ i  gazetarit tonë të njohur dhe të vlerësuar, Enver Robellit sjell një risi konceptuale. Ky stil i komunikimit, i prezantimit, i analizës së dukurive shoqëroro-politike ngrihet mbi relacionet tradicionale ndërmjet gazetarit dhe politikanit. Siç dihet ekziston një lloj rivaliteteti ndërmjet gazetarit dhe politikut. Ky antagonizëm shpeshherë është i dhembshëm dhe i rrezikshëm, sidomos për gazetarët hulumtues. Ata kanë një mision të shenjtë që ta vëzhgojnë veprimtarinë e politikanëve, t’i zbulojnë të palarat, abuzimet, gënjeshtrat dhe keqpërdorimet e çfarëdo lloji. Në këtë mënyrë ata i frikësojnë zyrtarët e niveleve të ndryshme që të mos i dorëzohen tundimit që i nxit ata ta shkelin ligjin. Por, raporti ndërmjet gazetarit dhe politikanit di të jetë paranoik, plot dyshime të ndërsjella, pastaj relacion servil, i korruptuar etj.

 

Në këtë libër nuk do të gjeni pikanteri të kësaj natyre. Gazetari është në funksion të skanerit, të zbuluesit të dijes, të formimit moral dhe të vetive, të virtyteve apo të ceneve të një politikani. Ai përmes pyetjeve, që në fakt janë minikomente, e nxit bashkëbiseduesin që lirshëm të rrëfehet, nëse ka çka të rrëfejë. Ky libër sjell një risi: raportin e sinqertë ndërmjet bashkëbiseduesve”.

Enver Robelli: Arbën Xhaferi rrëfen - Në Tetovë në kërkim të kuptimit

CHF15,00Price
Quantity
    bottom of page